Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë
Prishtine, 12 dhjetor, NOA – Vetem ne oren 19.30, pra gjysme ore pas orarit zyrtar jane mbyllur te gjitha qendrat e votimit ne Kosove, duke i dhene fund keshtu procesit te votimit per zgjedhjet e jashtezakonshme te pergjithshme ne Kosove, qe erdhen si domosdoshmeri pas shperberjes se koalicionit qeveritar PDK-LDK, pas doreheqjes se parevokueshme te ish presidentit te Kosoves, Fatmir Sejdiu, dy muaj me pare. Listat e KQZ-se numeronin rreth 1 milion e 600 mije qytetare ne Kosove, te cilet kishin te drejte te hidhnin voten e tyre per te zgjedhur 122 kandidate per kuvendin e ri dhe qeverine e re te Kosoves.
Sipas vezhgimeve ne terren qendrat e votimit ne mbare Kosoven u hapen pa probleme, nderkohe qe parregullsite e evidentuara edhe nga levizja vetevendosje apo vezhguesit e Demokracia ne veprim jane te vogla duke bere qe zgjedhjet e jashtezakonshme ne Kosove te cilesohet si brenda standardeve.
Tashme institucioni humanistik “Gani Bobi” qe drejtohet nga Shkelzen Maliqi do te jape kohe pas kohe rezultatet e Exit Polleve te mbledhura nga ky institut nepermjet perfaqesuesve te shperndare ne te 746 qendrat e votimit ne mbare Kosoven.
Tashme pritet qe KQZ e Kosoves te jape informacion rreth numrit te zgjedhesve qe kane ushtruar te drejten e tyre per te votuar.
mit/NOA