E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, vrasësi i Kolorados pështyn rojet

Nuk flet me askënd dhe nga qelia e tij pështyn në drejtim të agjentëve që e mbikëqyrin ose i japin për të ngrënë. Bëhet fjalë për vrasësin e kinemasë në Aurora të Kolorados.

Për këtë arsye, 24-vjeçarit James Holmes i është vendosur një maskë, ndërsa ata që i kryejnë shërbimet në qelinë e tij të izolimit mbajnë gjithashtu nga një maskë.

“Ai u pështyn rojave, u pështyn të gjithëve”, tregojnë burime nga burgu, të cilat shtojnë se deri tani vrasësi me flokët portokalli nuk ka pasur asnjë vizitë.

Një ditë më parë, mediat britanike zbuluan se James Homes ishte refuzuar nga tre femra në një faqe interneti për të rritur, pak kohë para se të kryente masakrën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›