E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, dezertojnë dy diplomatë të tjerë

SHBA ka konfirmuar dezertimin e dy diplomatëve të tjerë të lartë sirianë, mes presionit në rritje mbi regjimin e Presidentit Bashar Al-Assad.

Përfaqësuesit e Sirisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Qipro, të cilët janë burrë e grua, raportohet të jenë larguar për në Katar.

Ngjarja vjen në mes të intensifikimit të përleshjeve në qytetin kryesor të Aleppos, ku trupat janë duke u përpjekur për të ndalur një përparim të rebelëve.

Anëtarët e OKB-së kanë drejtuar të tjera akuza faji në mes të bllokimit diplomatik. Më herët, Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-Moon i bëri thirrje botës për të vepruar tani për të ndaluar masakrën, por anëtarët e Këshillit të Sigurimit mbeten të bllokuar mbi veprimet që duhen ndërmarrë.

Qeveria siriane ka drejtuar trupat dhe tanket në Aleppo, qyteti i dytë i Sirisë dhe qendër tregtare, i cili u kap nga rebelët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›