E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA:Asnjë pavarësi nuk është gjykuar për shkelje ligjesh

Uashingtoni zyrtar argumenton se asnjë nga mbi 100 deklarata të pavarësisë anekënd botës nuk është gjykuar të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar e këtë nuk e ka bërë as Kosova.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës argumentuan në Hagë gjatë mbrojtjes se pavarësia ka avancuar lirinë dhe stabilitetin në Ballkan. “Pavarësia e Kosovës”, thonë zyrtarët amerikanë, “është një realitet dhe ajo arsyetohet përballë shtypjes historike nën okupimin serb.”

“Pavarësia e Kosovës nuk është një diçka që kontrollohet nga ligji ndërkombëtar’ por është ‘rrënjësisht një veprim politik… të cilin shtetet veç e veç vendosin se a do ta njohin apo jo”, theksojnë SHBA-të duke shtuar se idetë që qarkullojnë për mundësinë e bisedimeve rreth statusit pas dhënies së mendimit këshillues janë të kota, sepse një orientim i tillë do të “shthurte marrëveshjet e mundimshme politike, të cilat kanë sjellë stabilitet në rajon”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›