E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA:Riforcimi i armatimit rus, nuk na shqetëson

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni kanë vlerësuar se paralajmërimi i presidentit rus, Dmitri Medvedev, për riforcimin dhe rimodernizimin e forcave të armatosura nuk paraqet asnje shkak për t'u shqetësuar. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, ka vlerësuar se premtimi për forcimin ushtarak është bërë për nevoja të brendshme, dhe pa qëllim për ta shqetësur Uashingtonin. Pentagoni gjithashtu ka vlerësur se ripërtëritja e arsenalit ushtarak dhe bërthamor nuk paraqet arsye për shqetësim. Më herët kreu I shtetit rus, Dmitri Medvedev, njoftoi se duke filluar që nga viti 2011, Rusia do të ndërmarë një "riarmatim masiv, nisur që nga forcat nukleare. Ai shpjegoi edhe tre arsyet qe do ta çojnë drejt një hapi të tillë dhe ato janë: Kërcënimet e vazhdueshme nga terrorizmi ndërkombëtar, kriza rajonale dhe tentativat e pafundme për të të NATO-s për tu zgjeruar deri ne kufijtë e federatës ruse. Presidenti rus, Dmitri Medvedev, tregoi se një detyrat prioritare të shtetit ka të bëjë me "ringritjen kualitative" të aftësive luftarake të ushtrisë, në radhë të parë të forcave strategjike nukleare që , sipas tij, "duhet të përmbushë të gjitha detyrimet e vendosura për të garantuar sigurinë ushtarake të Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›