E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia në NATO,nëse ndryshon politikën

Vendet fqinje si Greqia dhe Bullgaria vazhdojnë te deklarojnë se pa zgjidhjen e problemeve të jashtme, Maqedonia nuk mund të bëhet pjesë e Aleancës së NATO-s. Në këtë drejtim, Athina është më e drejtpërdrejtë dhe më e zëshme, por gjatë kohëve të fundit edhe autoritetet e Sofjes ritheksojnë se Maqedonia duhet t'i zgjidhë kontestet me vendet fqinje Kryeministri i Bullgarisë, Ivajlo Kalfin deklaroi të martën se vendi i tij do të mbështesë hyrjen e Maqedonisë në NATO kur Maqedonia t'i zgjidhë "të gjitha kontestet me vendet fqinje. "Bullgaria në vazhdimësi ka qenë mbështetëse e politikës së dyerve të hapura dhe për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Aleancën e NATO-s. "Vendi ynë ka luajtur rol aktiv në planin aksional për pranimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, si dhe të Maqedonisë, kur ajo t'i zgjidhë të gjitha kontestet me vendet fqinj", deklaroi Kalfin në Sofje, në takimin me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s si dhe të Shqipërisë dhe Kroacisë. Vendet fqinje dhe bashkësia ndërkombëtare, përmes përfaqësuesve të tyre disa herë kanë porositur autoritet e Shkupit që të zgjidhin kontestin me Greqinë për emrin Kushtetues, në të kundërt vendi rrezikon procesin eurointegrues. Përpos çështjes së emrit, edhe shteti fqinj Bullgaria, akuzon Maqedoninë për vjedhje të vlerave historike dhe kombëtare bullgare. Në këtë drejtim edhe Serbia refuzon të pranojë Kishën Ortodokse Maqedonase.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›