Konuzin: Kosova të përmbushë planin 6-pikësh
Beograd-Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Konuzin tha për mediat, se Prishtina duhet të përmbush marrëveshjen e arritur mes Beogradit dhe OKB-së, që përfshihet në planin e Ban ki Moon, ose i njohur ndryshe si gjashtëpikëshi. Ambasadori rus shkon më tej, kur deklaron se Kosova është i vetmi problem ku Rusia nuk mund të gjejë gjuhën e përbashkët me SHBA-të, duke theksuar se Moska nuk e ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e saj në këtë drejtim.
Ai ka thënë se pozicioni rus ndaj Kosovës vendoset në Beograd dhe ka shtuar se, Rusia do të përkrah pozicionin e qeverisë Serbe, e cila bartë përgjegjësi ndaj popullit serb. Konuzin ka vlerësuar se EULEX-i merret me zbatimin e Planit të Ahtisaarit.