E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA:Të mos mohohet genocidi në Srebrenicë, i konfirmuar me gjyq

Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bosnjë dhe Hercegovinë, Xhonatan Mur, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të mos mohohet genocidi në Srebrenicë, sepse një gjë e tillë “është konfirmuar nga dy gjyqe ndërkombëtare”.

Komentet e tij në Banja Llukë pasojnë ato të presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikolliç, i cili ka thënë se në Srebrenicë “nuk ka ndodhur gjenocid, por krime të rënda të luftës”.

Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të ashpra si nga zyrtarët e Bosnjës, ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë.

Në Masakrën e Srebrenicës, më 1995, forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga ish-komandanti Ratko Mlladiq, kanë vrarë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Mizoria është cilësuar si gjenocidi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Mur ka thënë se Ambasada e SHBA-së po përcjell nga afër situatën në Srebrenicë, sidomos në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Diplomati amerikan ka thënë se, këto ditë, do të vizitojë këtë komunë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›