E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunizi, Ben Ali dënohet me 20 vjet burg

Gjykata Ushtarake e Tunizisë ka dënuar në mungesë ish-diktatorin e vendit, Zine el Abidin Ben Ali, me 20 vjet burg.

Gjykata ka bërë të ditur se Ben Ali, i cili aktualisht jeton në Arabinë Saudite, është shpallur fajtor për “vrasje dhe rrëmbime”.

Ben Ali ka sunduar Tunizinë për më shumë se 20 vjet dhe është rrëzuar nga revolta popullore në janar të vitit të kaluar.

Ai ishte diktatori i pari i përmbysur në kryengritjet e Pranverës Arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›