E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afro 200 të arrestuar në Varshavë

Policia e Polonisë ka arrestuar të paktën 184 persona gjatë përleshjeve ndërmjet tifozëve polakë dhe atyre rusë në Varshavë, para ndeshjes Poloni-Rusi.

Autoritetet e rendit thonë se mbi 20 persona janë plagosur, përfshirë oficerë policie dhe shtetas polak, rus, amerikanë, gjermanë dhe pakistanez.

Zëdhënësi i Qeverisë polake tha se priten arrestime të tjera, pasi hetuesit të analizojnë videot e trazirave.

Policia ka përdorur topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome për të qetësuar përleshjet.

Ndeshja Poloni-Rusi, pjesë e Grupit A të Kampionatit Evropian të Futbollit, ka përfunduar me rezultat 1:1.

Euro 2012 sivjet zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Ngjarja sportive ka nisur më 8 qershor dhe do të përfundojë më 1 korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›