E Shtunë, 31 Tetor 2026

Su Ki në Evropë pas 24 vjetësh

Liderja pro-demokratike e Birmanisë, Aung San Su Ki, ka udhëtuar drejt Evropës për herë të parë që nga viti 1988.

Pika kulmore e turneut të saj dyjavor do të jetë fjalimi i shumëpritur në Oslo, ku do të marrë Çmimin Nobel për Paqe, të dhënë që prej vitit 1991.

Vizita e saj nxjerr në pah ndryshimet që kanë ndodhur në Birmani, pas përfundimit të sundimit ushtarak në vitin e kaluar.

Në 24 vjetët e fundit, udhëheqësja e opozitës, Su Ki, ka qenë në të shumtën e kohës nën arrest shtëpiak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›