E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA,rrëzohet një avion në Buffalo

Një avion është rrëzuar mbi një shtëpi në shtetin amerikan të Nju Jorkut. Autoritetet në qytetin e Clarence Centre pranë Buffalo-s, ku ra dhe avioni, thanë se ka patur disa të vdekur. Autoritete të zjarrfiksave citohen në një njoftim të kenë thënë se nuk ka asnjë të mbijetuar në mes 49 vetëve në bord.
Pamjet televizive treguan flakë që ngriheshin në qiell dhe zjarrfikësa që mundoheshin t'i vinin ato nën kontroll. Avioni që operohej nga Colgan Air, me bazë në Virxhinia ishte nisur nga Newark për në Buffalo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›