SHISH, Komisioni për Sigurinë shtyn diskutimin
16/03/2010 Kryetari Leonard Demi zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura
Ekspertë ndërkombëtarë pjesëmarrës në shqyrtim
Komisioni parlamentar për Sigurinë Kombëtare do të vijojë sot diskutimin nen për nen të projektligjit “Për Shërbimin Kombëtar”. Në mbledhjen e djeshme, pa prezencën e medies, në prani edhe të kreut aktual të SHISH-it Bahri Shaqiri, dhe ekspertëve ndërkombëtarë, komisioni diskutoi parimisht projektin e qeverisë dhe vendosi të shtyjë për sot debatin nen për nen të tij. Ky komision do të mbajë parasysh gjatë diskutimit të projektit edhe vërejtjet dhe sugjerimet e Komisionit parlamentar të Ligjeve, komision i cili, edhe pse nuk është komision përgjegjës, ka bërë një riformulim të projektit bazë. Ajo që nuk ka ndryshuar nga Komisioni i Ligjeve pavarësisht debateve politike për këtë projekt, ka qenë kufizimi i mandatit të kreut të SHIH-it dhe zëvendësit të tij. Edhe komisionerët e ligjeve pranuan variantin e Këshillit të Ministrave për kufizimin në 5 vjet të kreut të shërbimit. Burime nga komisioni sqaruan se drejtori Shaqiri paraqiti pranë komisionit propozimet dhe sugjerimet e tij, disa prej të cilave u morën në konsideratë nga Komisioni i Ligjeve, ndërsa ai për Sigurinë Kombëtare do t’i rishqyrtojë sot. Ky i fundit, si komision përgjegjës, do ta shqyrtojë më me seriozitet projektin në fjalë, duke marrë shkas edhe nga kritika e hapur dhe e fortë që SHBA-të bënë përmes ambasadorit në Tiranë, Xhon Uidhers. Ai kërkoi nga deputetët e legjislativit të rishikojë projektin nën vëzhgimin dhe ekspertizën e ekspertëve ndërkombëtarë para se ai të kalojë për miratim në seancë. Për ambasadorin Uidhers varianti i dalë nga Komisioni i Ligjeve nuk respekton asnjë nga parimet jetike të Shërbimit Informativ të Shqipërisë: të mbetet profesional, i pavarur dhe i lirë nga të gjitha ndërhyrjet politike.
Mandati i kreut të SHISH-it
Brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji drejtori dhe zëvendësdrejtori i SHISH-it janë dy poste që do të hyjnë në procedura emërimi. Drejtuesit e rinj ose këta aktualë do të nisin punën e tyre me mandat të përcaktuar 5-vjeçar me të drejtë riemërimi vetëm një herë. Vetëm zëvendësdrejtori i SHISH-it këtë herë të parë do të ketë një mandat 3-vjeçar. Drejtori dhe zëvendësdrejtori drejtori emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit.