Digjen gomat në qendër të qytetit, probleme me ndotjen
16/03/2010 Policia nis hetimet, asnjë i identifikuar. Kaos dhe në qarkullimin rrugor për disa minuta
VLORE- Djegia e një sasie të madhe gomash, në qendër të qytetit të Vlorës pas sheshit të flamurit, ka shkaktuar një re të madhe tymi në këtë zonë, ku për pasojë përveç ndotjes edhe qarkullimit rrugor ka pasur çrregullime për disa minuta.
Zjarri
Ngjarja është shënuar në orën 11 e 30 të mesditës së të hënës, në ish-banjat publike të qytetit, ku persona të paidentifikuar ende, i kanë vendosur zjarrin një sasie gomash, të cilat kanë shkaktuar mbushjen e zonës me tym, ndërkohë që banorë dhe punonjës të bizneseve të zonës, kanë shpejtuar për të fikur gomat e ndezura, ndërsa nga ana e zjarrfikësve, nuk ka pasur ndërhyrje. Të shumtë kanë rendur për të dhënë ndihmë, pasi fillimisht është menduar për një banesë ose një prej bizneseve të zonës, por më pas ka rezultuar se nuk ishte asnjë gjë e tillë. Banorët janë shprehur të shqetësuar në lidhje me ngjarjen e sotme, pasi sipas tyre, ky fenomen është i përsëritur në qytet dhe për herë të parë në këtë zonë,ndërsa nga ana e institucioneve nuk merret asnjë masë. Sipas tyre, personat që u vendosin zjarrin gomave, janë njerëz të shtresave të ulëta, të cilët merren me grumbullimin e metaleve, ndërkohë që në shumicën e rasteve, djegia është bërë në orët e vona të natës, ndërsa kjo është hera e parë që digjet një sasi kaq e madhe në këtë orë të ditës. Edhe drejtuesit e automjeteve po ashtu edhe banorët, kanë bërë apel që shteti të ndërhyjë në raste të tilla duke marrë masa, pasi ndotja dhe dëmi i shkaktuar për disa minuta si pasojë e djegies së gomave, është shumë herë më i madh seç shkaktohet prej automjeteve në një kohë disa ditore.