Ligji kundër diskriminimit, HRË: Fitore ndaj paragjykimeve
Autori i Lajmit: Redaksia
Human Rights Watch nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit Sali Berisha kanë përshëndetur ligjin për Mbrojtjen nga Diskrimiminimi, i miratuar nga ligjvënësit shqiptarë më 4 shkurt 2010. Sipas HRË, ky ligj është një hap përpara në sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjithë. “Me këtë hap Shqipëria ka treguar lidership në përpjekjet e saj për të siguruar barazi për të gjithë qytetarët”,- i shkruan kryeministrit Berisha, Boris Dittrich, drejtor i programit për LGBT në Human Rights Ëatch. Sipas tij, ligji parashikon një sërë masash, që nëse zbatohen do të ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie të hapur, ku të gjithë qytetarët të mund të jetojnë të lirë. Në letrën zyrtare të Human Rights Ëatch drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, Boris Dittrich u kërkon autoriteteve vendase që të sigurojnë se si zyra e re e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ashtu edhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të kenë staf të mjaftueshëm për të udhëhequr përpjekjet kundër diskriminimit në Shqipëri. “Ky ligj është një premtim i rëndësishëm, por që është vetëm në fillimet e tij”,- tha Boris Dittrich. HRË shton se tashmë është detyrë e qeverisë shqiptare që të bëjë të mundur që të gjitha masat e parashikuara nga ligji të zbatohen. Human Rights Ëatch ofron prej më se një viti, mbështetje për Shqipërinë në mbrojtjen qytetare nga diskriminimi, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2010