E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i riu, tentoi të vriste një 18-vjeçar

Tiranë

Tentoi të vrasë me armë zjarri një 18-vjeçar, por bie në flagrancë në prangat e policisë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, thanë për gazetën “Shqip” se u kap dhe arrestuar në flagrancë 25-vjeçari Edmond Kola, banues në fshatin Kashar të Tiranës. Uniformat blu thanë se i riu Kola, kishte tentuar të vriste për motive të dobëta një 18-vjeçar. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Fushë–Mëzes, në afërsi të banesës së tij, kur pas shkëmbimit të të sharave dhe ofendimeve të ndërsjella, 25-vjeçari kishte tentuar të vriste me pistoletë Eraldo Belbën. Edmond Kola është tashmë nën akuzë për vrasje të mbetur në tentativë dhe po ndiqet penalisht nga Prokuroria e Tiranës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›