E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet grupi shqiptaro-grek i trafikut

Greqi

Policia greke arrestoi dy ditë më parë një grup të trafikimit të lëndëve narkotike, që përbëhej nga 3 të rinj shqiptarë të moshave 24 dhe 33 vjeç dhe nga dy grekë, një burrë e një grua, të moshave 48 e 45 vjeç. Ka qenë një informacion i marrë në rrugë operative ai që ka vënë në lëvizje policinë e antidrogës së Athinës. Pas marrjes së të dhënave nisi edhe hetimi me metoda speciale i grupit nga ku u identifikuan personat e mësipërm, që u arrestuan pas një operacioni të veçantë të organizuar nga policia greke. Gjatë një kontrolli në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan 29.808 gramë hashash i papërpunuar, një kallashnikov, 6.300 euro, dy peshore elektronike, si dhe nëntë celularë. Të arrestuarit u morën në pyetje dje në mesditë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›