E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKB arreston shefin e antikorrupsionit të Gjirokastrës

Miklovan Kararaj, shef i seksionit kundër korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është arrestuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” 

Arrestimi i tij është kryer pas një hetimi intensiv një mujor të Shërbimit te Kontrollit te Brendshëm, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër.
Sipas SHKB-së dyshohet se Kararaj gjatë ushtrimit të detyrës, më datën 8.10.2012, ka përfituar në mënyrë të paligjshme, duke i marrë një biznesmeni në qytetin e Gjirokastrës, me inicialet E.B, shumën prej 10.000 euro ryshfet . 

SHKB- ja, po kryen veprime te tjera hetimore, pasi ka dyshime të bazuara se në kryerjen e kësaj vepre penale, i ndaluari ka bashkëpunuar me oficerë të tjerë të policisë gjyqësore të seksionit të luftës kundër krimit ekonomik në këtë drejtori.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›