E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook-u bllokon profilet e deputetëve neonazistë

ATHINË- Rrjeti social Facebook bllokoi profilet e deputetëve të partisë ''Agimi i artë'', parti e ekstremit të djathtë grek me orientim të theksuar neonazist, pasi gjykoi se shkel kushtet e përdorimit përsa i takon dhunës dhe racizmit, njoftoi sot faqja e internetit TVXS.

Facebook bllokoi edhe profilet e adhuruesve dhe simpatizantëve të kësaj partie, të cilët kishin hedhur në rrjet simbole naziste.

Ndërkohë, eksponentë të kësaj partie akuzuan Facebook-un për censurë dhe për sulm kundër nacionalistëve.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›