E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujar Nishani: Nuk dhunohet njeriu i ligjit

Pezullimi i Krenar Ahmetit nga shef i qarkullimit te policise rrugore per Tiranen eshte komentuar nje dite me pare dhe nga ministri i Brendshem, Bujar Nishani. “Askush, pavaresisht pozicionit qe ka, nuk ka te drejte te dhunoje njeriun e ligjit”, tha Nishani, pas nje raportimi ne Komisionin e Sigurise, ku iu pergjigj interesimit te deputeteve lidhur me vendimin e Gjykates se Tiranes per pezullimin nga detyra te shefit te Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmetit. “Kam vullnetin per te mbeshtetur cdonjerin qe punon dhe respekton ligjet ne fuqi. Pas pezullimit te Ahmetit, nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane, eshte bere apelimi per ne Gjykaten e Apelit. Besoj se askush, pavaresisht pozicionit qe ka mund te sulmoje dhe dhunoje njeriun e ligjit", deklaroi ministri Nishani.

Zevendesimi

Pas vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare, por jo i formes se prere, pritet qe shefi i Komisariatit te Policise Rrugore, Krenar Ahmeti, te zevendesohet nga nje tjeter person, deri ne fund te hetimeve. Por burimet zyrtare kane deklaruar se kjo gje nuk ka ndodhur, pasi nuk ka ardhur zyrtarisht nje vendim nga gjykata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›