E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKB-ja hetim per Agron Kulicajn

Basha Pretendimet per kontrabande po verifikohen nga strukturat e Ministrise se Brendshme

Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ka nisur hetim per zevendesdrejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj. Kete e ka konfirmuar ministri i Brendshem Lulzim Basha teksa eshte pergjigjur per akuzat e ngritura nga ish-ministri Dritan Prifti per perfshirjen e numrit dy te policise ne kontrabanden e naftes. Nje fakt i tille eshte vertetuar edhe nga strukturat e Drejtorise se Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme.

Burimet nga SHKB-ja kane bere te ditur se ekziston urdher i brendshem qe per cdo pretendim te ngritur ne adrese te Policise se Shtetit apo oficereve te saj qofte nga media ose nga segmentet politike merren nen hetim. Nje veprim i tille eshte ndermarre edhe per ish-truprojen e Kryeministrit Sali Berisha i cili sot mban postin e Zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit. Ne keto kushte SHKB-ja ka mbledhur gjithe informacionin e nevojshem ne lidhje me keto akuza te ngritura nga ish-ministri Prifti qe u publikuan ne media dhe po analizohet per te vertetuar ose jo perfshirjen e tij ne kontrabanden e naftes. Diten e djeshme per kete fakt eshte prononcuar edhe ministri Basha i cili ka mbrojtur Kulicajn por ka konfirmuar hetimin ndaj tij. Ne pergjigje te interesimit te mediave per te komentuar akuzat e shprehura nga perfaqesues te Partise Socialiste si dhe deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim Dritan Prifti kunder zv.drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj ministri Basha u shpreh se ne mbeshtetje te deklarates se bere tashme nga Policia e Shtetit sqaroj se kjo e fundit ka hetuar dhe do te vazhdoje te hetoje ne bashkepunim me prokurorine te gjitha rastet e kontrabandes dhe keto raste te kontrabandes te evidentuara jane te depozituara prane prokurorive te rretheve perkatese.

Deshiroj te sqaroj se cdo pretendim i ngritur ne adrese te Policise se Shtetit apo oficereve te Policise se Shtetit ne menyre automatike sipas urdhrave te brendshem ndiqet nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme. Gjithashtu i bej ftese kujtdo qe pretendon se ka fakte qe implikojne kedo ne strukturen e Ministrise se Brendshme apo Policise se Shtetit te mos vonoje dhe ti paraqese keto fakte para organeve kompetente qofte ne Ministrine e Brendshme ne Policine e Shtetit apo prokurori deklaroi ministri i Brendshem Lulzim Basha. Me tej ai vuri ne dukje se siguron perfaqesuesin e Partise Socialiste dhe kedo qe qendron prapa tij se per Policine e Shtetit dhe per mua si minister i Brendshem presioni ndaj organeve te Policise se Shtetit eshte i papranueshem dhe se Policia e Shtetit do te vazhdoje te ndjeke dhe te zbatoje ligjin dhe te godase pa pike meshire krimin e organizuar dhe korrupsionin pavaresisht nga perkrahja e fshehte apo e drejtperdrejte qe mund ti jepet nga politikane me apo pa imunitet.

Keto prononcime ministri i Brendshem Lulzim Basha i dha pasi mori pjese ne mbledhjen e djeshme te Komisionit Parlamentar te Ligjeve ku shpjegoi dhe argumentoi para deputeteve anetare te ketij komisioni projektligjin e pergatitur nga Ministria e Brendshme Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8952 date 10.10.2002 Per dokumentin e identitetit te shtetasve shqiptare. Qellimi i ketij projektligji eshte te azhornoje kete ligj te rendesishem me zhvillimet shume te rendesishme ne fushen e pajisjes se shtetasve shqiptare me dokumente te sigurta identiteti sic jane leternjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike deklaroi ministri Basha. Me tej ai shtoi se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do te vijojne punen per konsolidimin e arritjeve te deritanishme edhe pas finalizimit te vendimmarrjes dhe fillimit te levizjes se lire te qytetareve shqiptare ne hapesiren Shengen. Sipas tij kjo pune do te vazhdoje ne te gjitha fushat ne konsolidimin e arritjeve ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ne konsolidimin e sistemeve moderne te cilat sollen pajisjen e shqiptareve me dokumentet me moderne te identifikimit ne krahasim edhe me praktikat me bashkekohore europiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›