E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli sfidon opoziten vendos ne kalendar gjykaten administrative

Kerkesa e SHBA Ruci E votojme nese hetohen zgjedhjet. Patozi Nuk pranojme kushte

Kryetarja e Parlamentit sfidon opoziten per seancen e dites se enjte. Projektligji per gjykaten administrative eshte vendosur ne menyre urgjente nga Kuvendi ne rendin e dites te seances parlamentare te 30 shtatorit edhe pse ajo nuk ka qene ne kalendarin e punimeve te Parlamentit per periudhen trejavore. Ne nje nga mbledhjet e Konferences se Kryetareve ne sesionin e dyte kuvendor eshte percaktuar qe projektligjet qe kerkojne nje shumice te cilesuar te futen ne rendin e dites ne menyre automatike ne cdo moment menjehere pasi ato arrijne konsensusin per tu miratuar. Kjo ka qene arsyeja pse Kryetarja e Parlamentit nuk ka mbledhur Konferencen e Kryetareve per te vendosur ne rend dite kete projektligj.

Ruci

Partia Socialiste shpreh gatishmerine per te miratuar ligjin per krijimin e gjykates administrative por e kushtezon ate me plotesimin e nje kuadri te gjere reformues ne vend. Pa e shkeputur ate nga nismat e tjera me po kaq rendesi selia roze ka deklaruar dje permes kryetarit te Grupit Parlamentar Gramoz Ruci se miratimi per nje nisme te tille mund te perfshihet ne nje pakete te gjere propozimesh qe do te diktonte marreveshje politike mes paleve. Ne kete pakete nismash te udhehequr nga kerkesa per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit pervec ligjit per gjykaten administrative PS kerkon gjithashtu miratimin e nje rezolute ku percaktohen masa konkrete per pershpejtimin e proceseve integruese te vendit. Si pjese e kesaj pakete ne ofrojme angazhimin per nje reforme elektorale bazuar ne raportin e OSBE-ODIHR dhe perfundimet qe do te nxjerre komisioni hetimor nje reforme kushtetuese ligjore dhe institucionale qe synon forcimin e metejshem te pavaresise ne sistemin e drejtesise... tha ai pas nje mbledhjeje te Kryesise se Grupit. Ai ka shtuar duke renditur edhe pika te tjera qe kane te bejne me pavaresine e medias publike. Pa dhene keshtu apriori dakordesine per nje nisme te posacme qe do te detyronte seline roze te legjitimonte normalitetin politik PS ka shkuar me tej teksa shprehet e gatshme edhe per nderhyrje kushtetuese. Si moment force mes dy paleve edhe kjo oferte e ardhur ne adrese te opozites sipas saj konfirmon krizen dhe paaftesine per te qeverisur nga ana e shumices ne pushtet. PS eshte e gatshme te filloje menjehere punen per realizimin e te gjitha pikave perfshire edhe ligjin per Gjykaten Administrative ne momentin e pare qe mazhoranca shpreh vullnetin e saj pozitiv per kete pakete nismash. I kujtoj Sali Berishes se qe nje qeveri te jete e afte per te drejtuar vendin duhet te jete e afte dhe e gatshme per te dialoguar me opoziten. Sot eshte rasti qe Sali Berisha te tregoje se di te dialogoje dhe se respekton kompromisin tha Gramoz Ruci duke hapur nje dritare komunikimi qe paralelizon angazhimin thuajse maksimal per protesta ne te gjithe vendin. Deri diku kjo sjellje e opozites i jep asaj liri te reja veprimi per sa kohe qe levizja e rruges sherben per klime elektorale per ti lene tavolines se bisedimeve dhe marreveshjes per reforma te percjelle vleren e kontrates politike me zgjedhesit me 28 qershor 2009.

Patozi

Demokratet nuk leshojne pe per socialistet edhe pse kjo do i kushtoje nje thes me para te cilat do ti lsquodhuroheshin nga SHBA-ja ne rast se brenda dates 30 shtator do miratonin ligjin per gjykaten administrative. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi i ka percjelle dje mesazhin opozites qe projektligji per gjykaten administrative te mos jete pjese e paketes se Partise Socialiste. Nen parullen Mbetemi ende me shprese qe opozita te mos e djege kete shans. Ka ende kohe. E enjtja nuk eshte as afer as larg kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi shton se I kemi bere te qarte PS-se se jemi gati te pranojme dhe votojme cdo verejtje dhe propozim te tyre qe shkon ne favor te permiresimit te ligjit. Dhe kete jemi plotesisht te gatshem qe ta bejme edhe ne seancen me te afert ne Parlament. Nenkryetari demokrat shtoi gjithashtu se PD eshte shprehur me kohe dakord per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e shkuara duke respektuar pike per pike ne fryme dhe germe rezoluten e Parlamentit Europian dhe ne i qendrojme plotesisht ketij percaktimi. Nenkryetari Patozi riperseriti qendrimin e meparshem se ne jemi gjithashtu dakord qe bashkepunimin me opoziten ta shtrijme edhe ne aspekte te tjera dhe te miratojme cdolloj pakete qe shkon ne funksion te ketij qellimi. Por Partia Socialiste nuk mund dhe nuk duhet ti kushtezoje votat e veta me shkeljen e Kushtetutes ligjeve dhe vendimeve te gjykatave te vendit. Sipas Patozit Partise Socialiste i mungon vullneti politik per te qene pjese e reformave. Nenkryetari Patozi e cilesoi zhgenjyese deklaraten e kryetarit te grupit socialist Gramoz Ruci.

Erjon Ajazi
Skerdilajd Zaimi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›