E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKB kerkon ndihmen e prokurorise per hetimin e policit

Hetimet per oficerin e policise se Korces, Dashnor Korance, i arrestuar mbreme per "mitmarrje" jane realizuar nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem (SHKB) ne policine e Qarkut ne bashkepunim te ngushte me prokurorine e ketij rrethi. "Te gjitha veprimet hetimore te kryera nga SHKB-ja, ne lidhje me kete ceshtje kane qene te autorizuara nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Korce, kane bere te ditur gjate dites se djeshme, burime zyrtare nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, ne ministri. Keta te fundit kane kerkuar ndihmen e Prokurorise se qytetit juglindor per zbulimin e gjithe skemes me ane te se ciles oficeri i antidroges, kishte marre parate. Oficeri i policise se sektorit te Luftes Kunder Droges ne Korce, Dashnor Korance, u arrestua dy dite me pare, ne kushtet e flagrances nga efektivet e SHKB-se, menjehere pasi kishte marre nga familjaret e nje te arrestuari, te cilin e kishte nen hetim, nje ryshfet prej 200 mije leke, ne kembim te lirimit nga burgu. Sipas te dhenave, gjithcka eshte zhvilluar ne menyre shume te fshehte nga perfaqesuesit e Drejtorise se SHKB-se, te ardhur nga kryeqyteti, te cilet kishin marre njeheresh sinjalizimin per shumen e kerkuar nga ana e nje oficeri te policise se shtetit, i vene ne ndjekje prej tyre. Arrestimi i Dashnor Korances, 35 vjec, nga Korca, me detyre inspektor prane sektorit te Antidroges dhe njeheresh oficer i policise gjyqesore per ceshtjet qe lidheshin me sektorin ku ai punonte, eshte kryer pikerisht ne zyren e tij, ne ambientet e Drejtorise se Policise se Korces. "Arrestimi eshte bere rreth ores 13:15 te se premtes", njoftuan burimet policore. Duke iu referuar burimeve nga policia e juglindjes, mesohet se shtetasi E. Sh., ka shkuar t'i jape te hollat qe i ka kerkuar inspektori ne kembim te lirimit nga dhomat e paraburgimit te nje te afermi te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›