E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamberi, prokuroria kerkon rihetim te dyte

Redinalda Caushaj

Vdekja e Gani Kamberit dhe dorezimi ne Prokurorine e Tiranes, per here te dyte te dosjes nga policia, me te njejtin arsyetim, qe ai eshte vetevrare, ka bere qe Prokuroria e Tiranes eshte ne dileme ne lidhje me dosjen e tij. Pikerisht per kete gje eshte bere e ditur se mund te kerkohen perseri hetime ne lidhje me kete ngjarje, te ndodhur me shume se tete muaj me pare. Pas risjelljes se dosjes nga ana e policise ne prokurori, do t'i takoje kesaj te fundit te vendose ne lidhje me mbylljen e dosjes apo jo. Burime nga prokuroria kane bere me dije se do te rishikohen te gjitha provat e sjella nga ana e policine ne lidhje me kete ngjarje. Nga ana tjeter, prokuroria do ta rishikoje dosjen per te vendosur se cfare do te beje me pas. Sipas burimeve, ne provat e sjella nga policia deri me sot jane te njejtat prova me ato te cilat kane ekzistuar edhe me pare nga ana e prokurorise. Keshtu, ne provat, te cilat policia i ka vene serish ne dispozicion prokurorise, ishte shenjat e barutit ne doren e majte te viktimes, te cilat plotesojne kriteret e nje qitjeje. Nga ana tjeter, ne cilesine e proves jane vene edhe shenjat e gishterinjve, te cilat ndodheshin ne pistolete, e cila i eshte gjetur viktimes diten e ngjarjes. Burime nga prokuroria bene me dije se do te rishikohet dosja e sjelle nga ana e policise ne lidhje me Gani Kamberin per te pare nese dosja nga ana e prokurorise do te cilesohet vrasja apo vetevrasje. Dyshimet e prokurorise per te verifikuar kete fakt i deleguan policise disa urdhra ku i benin me dije se viktima Gani Kamberi, i cili u gjet i vrare me 21 tetor te vitit te kaluar dyshohet ose te jete vetevrare, ose te jete vrare nga persona te tjera. Pikerisht prokuroria hidhte dy nga pistat e saj policise, duke i kerkuar ketyre te fundit te kryen disa veprime. Midis veprimeve qe duhet te kryheshin prokuroria kerkonte edhe zhvarrosjen e viktimes. Dosja, e cila ka mberritur dy dite me pare ne Prokurorine e Tiranes, ishte klasifikuar si vetevrasje. Prokurori i ceshtjes do te rishqyrtoje provat, nderkohe qe nuk perjashtohet mundesia e delegimit te ndonje urdhri te ri per policine. Viktima Gani Kamberi u gjet i vdekur mengjesin e 21 tetorit te vitit te kaluar nga dy femije ne Koder Kashar, afer baneses se tij teksa kthehej nga puna, ku edhe punonte roje nate. Ky i fundit ditet e meparshme kishte pasur konflikte me ish-kryetaret e komunes se Kasharit, per abuzimet me toka.

Vdekja e 50-vjecarit pas denoncimit

Gani Kamberi, i cili ishte dhe nje nga denoncuesit per mbivendosjen e tokes dyshohet nga ana e prokurorise se mund te jete vrare per arsye pronesie. Nderkohe qe do te jete prokuroria ajo qe do te shikoje dosjen dhe do te vendose ne lidhje nese do ta mbylle ate si vetevrasja apo do te vazhdoje dyshimet e saj per vrasjen dhe te delegoje urdhra te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›