E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKRIMTARI QË RRJEDH NGA PASARDHËSIT

Rudolf Marku

1

Jemi mësuar që në letërsi, dhe përgjithësisht, në krijimtarinë artistike, të mendojmë për paraardhësit që ndikuan më së tepërmi në krijimtarinë e autorëve. Të Asdreni duken qartë gjurme dhe pëlqimet e Naim Frashrit. Te Lasgush Poradeci mund të ndjesh afërsitë e Asdrenit dhe të Emineskut. Proza e Mitrush Kutelit shfaq dukshëm pëlqimin e Nikola Gogolit, ashtu si dhe tregimet elegante dhe njëkohësisht dramatike të Ernest Koliqit të afrojnë me tregimet e Pirandelos. Në letërsinë botërore Walt Witman ka dhënë Pablo Neruden, Karl Sandberg dhe poetin bit Allan Ginsberg, po të përmendin veç disa prej dishepujve të poetit të madh amerikan. Në letërsinë dhe në krijimtarinë artistike ky fenomen është ndër më të natyrshmit, sepse, siç na thonë plot mendimtarë dhe shkrimtarë te shquar, fundja e gjithë letërsia botërore është veç një libër i vetëm, dhe ne vetëm sa shkruajmë ca radhë në këtë libër të madh. Borhesi nga ana tjetër thoshte se është e pamundur që të mos imitosh. Puna është që të jesh i paimituar.

Por në këtë rregull të madh, ekzistojnë dhe ca krijues të një race tjetër: ata që nuk kanë paraardhës. Në letërsinë shqipe i tillë është Migjeni. Shkrimtarët si Migjeni, paradoksalisht rrjedhin jo nga paraardhësit e tyre, por nga pasardhësit. Janë krijues, vepra e të cilëve dominohet nga parandjenja e asaj që do të vijë në letërsi e në art. Janë krijues që përcaktohen nga një kohe që vjen pas vdekjes së tyre, dhe jo nga koha që ka ekzistuar më parë. Migjeni dhe shkrimtarët si Migjeni e presin rrjedhën e kohës.

2.

Shekulli i XX do të mbetet në histori si shekulli i Proceseve, na thotë Milan Kundera. Ne do të përmendim vetëm shkrimtarët, artistët dhe mendimtarët që u akuzuan gjatë shekullit të njëzet. Në vitet njëzet, viktimat e Gjykatës së Moralit të rreptë Revolucionar janë Andre Bunin, Andrejev, Shostakoviç, Bulgakov, Isak Babel, Ana Ahmetova, Mandelshtajm, Pasternak, Solxhenicin, Celine, Knut Hamsun. Jo më larg se në vitin 1999, në kryetar Bashkie në Francë refuzoi që në shtëpinë e lindjes së F.Celin-it të vendosej një pllakë përkujtimore. Pas tyre presin radhën për tu gjykuar nga Proceset naziste; Breht, Thomas Mann dhe Heinrick Mann, Lorca që vritet në mënyrën më absurde, Heminguej i konsideruar isimpatizant i së Majtës. Vijnë pastaj grupi që akuzohet si i përlyer me Musolinin, Sain Jon Perse dhe më i madhi prej tyre, Ezra Pound, i mbajtur në një kafaz hekuri në diellin përvëlues të qytetit Piza nga ushtria amerikane. Por kjo nuk do ta shpëtojë veprën e Ezra Pound që të gjykohet rreptas nga komunistet, si një vepër e errët dhe e pakuptueshme. Një grup shkrimtarësh dhe krijuesish gjykohen njëherazi nga komunistët dhe fashistët: Pier Paolo Paozolini është një komunist që shpreh haptazi simpatinë e tij e thelle për Ezra Pound, duke u bërë njëherësh armik i së majtës dhe i së djathtës. Po këtë kish bërë në vitin 1954 Ernest Heminguej. Dhe kjo tregon fare qartë se Proceset, duke përdorur ambalazhin e sulmeve politike, në fakt këta Procese e kanë me veprën artistike.

3

Në asnjë vend tjetër të botës së Qytetëruar Proceset nuk kanë qenë më të suksesshëm se sa në vendin tonë. Ngase vendi ynë ka pasur dhe vazhdojnë të ketë një legjitimitet të konsoliduar të perandorisë osmane, që predispozon një bezdisje të qitabxhive të administratës kundër mendimit intelektual dhe kundër krijimtarisë. Por kjo ka ardhur gjithashtu dhe nga një predispozitë e çuditshme që kemi ne shqiptarët për të gjykuar përherë me rreptësinë më të madhe të tjerët. Kemi provuar se kur vjen puna për të gjykuar të tjerët, ne jemi ndërmend se poezia moderne e shekullit të XX i ka ca borxhe jo të vogla këtij poeti tragjik – kam parasysh krijimtarinë e tij të periudhës së pararevolucionit – dhe se ai në fund të fundit e pagoi me veten e vet iluzionin e revolucionit (në Angli përmbledhja e poezive të pararevolucionit të Mjakovskit është botimi me i suksesshëm i ditëve të fundit).

Një jehonë të këtyre Proceseve ndjemë në sulmin e pështirë ndaj Ismail Kadaresë nga ca liliputer të politikës shqiptare. Edhe Kadare i nënshtrohet një Procesi të dyfishtë: në kohen e Komunizmit ai konsiderohej nga gjykuesit e rreptë revolucionar si tepër i dyshimtë dhe si rrënues i kështjellës së Komunizmit; në periudhën postkomuniste shpeshherë ai akuzohet nga të njëjtit gjyqtarë hipokritë si një njeri që ka bërë flirte me komunizmin.

Harrimi i 100 vjetorit të lindjes së Migjenit është pjesë e proceseve të përmendura me lart. Një shkrim i poetit Preç Zogaj që na kujtonte indiferencën fyese të përvjetorit të lindjes së Migjenit bëri që gjykatësit vigjilent të na kujtonin po ashtu se janë ende të plotfuqishëm si dikur.

4.

Nga shumë njerëz naivë mendohet se Migjeni akuzohet si një shkrimtar ateist dhe antiklerikal. Për këtë arsye, mendojnë ata, si mund të qëndrojë Migjeni në të njëjtin komunitet me Fishtën a Lazer Shantojen? Si mund të qëndrojë Migjeni në të njëjtin komunitet me shkrimtarë, ta zëmë, si Ernest Koliqi?

Ashtu si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, Migjeni është vënë në bankën e të akuzuarve për shkak të krijimtarisë së tij. Njerëzit mediokër nuk e durojnë talentin dhe mendimin e lirë. Është historia e vjetër e Mozartit me Salierin. Jo domosdoshmërisht me Salierin krijues. Salierë të politikës, të mendimit estetik,Salierë të kritikës letrare dhe të mendimit letrar, Salierë të administratës. Mendimi se Migjeni nuk përkujtohet nga arsyeja se ai është antiklerikal, ateist dhe përkrahës i komunizmit është një mit i shpikur nga gjykatësit modern që duan ta fshehin arsyen e vërtetë brenda një ambalazhi imponues politik.

Mendimi (i shprehur a i pashprehur) se Migjeni dhe Fishta, Koliqi, Prenushi, Anton Arapi, përjashtojnë njeri-tjetrin është një mendim spekulativ, po aq sa dhe mendimi tjetër, se Migjeni është i vendosur në rrethinat e letërsisë shqipe nga shkaku i klerit katolik. Imzor Zef Simoni, në librin me studime nga letërsia shqipe (Letërsia e pare ndryshe), i jep një vend të veçantë Migjenit, duke e çmuar së tepërmi talentin e tij dhe kontributin e tij në letërsinë tonë. Ernest Koliqi qe nder njerëzit që e ndihmoi pa rezerva Migjeni, duke e çmuar ndër të parët talentin e tij. Por mendimi se shkrimtarë të ndryshëm përjashtojnë njeri-tjetrin është një mendim që nuk ka të bëjë me letërsinë dhe gjykimin estetik të saj. Mendimi i pranuar natyrshëm se një letërsi është më e pasur kur ka zëra nga më të ndryshëm, duket se nuk ngjet te ne. Uniformiteti i mendimit në jetën shqiptare ka përpunuar shije të dyshimta, sidomos tek gjykuesit zyrtar të letërsisë. Shija e kritikes shqiptare, e përpunuar në ca punishte universitare, ka këmbëngulur dhe vazhdon të këmbëngulë që orkestra simfonike duhet të përmbajë vetëm një a dy instrumente frymore, dhe vetëm kaq. Por neglizhimi i Migjenit do të ishte po aq i mëkatshëm sa çishte dje dënimi i Fishtës, Konicës dhe i Koliqit. Sepse Letërsia e vërtetë është pranuese, jo përjashtuese. Sidomos jo përjashtuese për ca arsye të politikës së ditës.

5.

E gjithë krijimtaria e Migjenit jo vetëm që nuk i kundërvihet Krishterimit, por në të kundërt, është ne thelb e krishterë. Nuk është faji i Migjenit se spekulantë të ndryshëm u përpoqën që niçeanizmin e tij ta keq përkthejnë në simpati të komunizmit ( Të Lindet Njeriu ka madje si nëntitull Dithiramb Niçean). Nuk është faji i Migjenit që spekulantë të proceseve shpikin si element determinues të krijimtarisë së Migjenit miqësinë e paprovuar me Vojo Kushin a me ca personazhe minore të grupeve komuniste të Shkodrës. Të gjitha këto një studiues i përkushtuar ndaj principeve estetike i injoron lehtësisht si të parëndësishme për analizën e veprës së Migjenit.

Migjeni i shkrimtar i krishterë? Do të thonë në mënyrë jokomforte shumë lexues. Them se po, ngase Migjeni në të gjithë krijimtarinë e vet ka një ndjeshmëri të jashtëzakonshme kristiane për të ndjerë vuajtjet e të tjerëve. Ka një ndjeshmëri të pabarabartë me asnjë shkrimtar tjetër të letrave shqipe për tiu afruar të vuajturve, të pangopurve, lypsave dhe prostitutave, zhelemel

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›