E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHNG,sensibilizim për dhunën ndaj gruas

Në kuadër të ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave grave, "Shoqata në Ndihmë të Gruas Shqiptare" mundohet të sensibilizojë akoma dhe më tepër opinionin publik. Është një sfidë, që të gjithë duhet ta kthejnë në një obligim për shoqërinë. Vijnë raste ekstreme të dhunës ndaj grave në Shqipëri dhe ajo që vret më shumë, është plaga ende e pambylluar e këtyre ceshjeve. Të vrarë nga burrat, prindërit, të dashurit apo tutorët e tyre, zëri i gruas shqiptare kërkon cdo ditë, cdo minutë në cdo kohë, të jehojë për të thënë me pak fjalë "Jo dhunës, denonco". Vijnë rastet tronditëse të Erietës, trupi i të cilët u gjet në një grubmull plerash pas ditësh me radhë kërkimi. Irena, e cila ende nuk dihet se cështë bërë me të dhe nëse është gjallë apo e vdekur, apo fati tragjik i 17 vjeçares e cila u vra në pragun e shtëpisë sepse u kthye vonë në shtëpi. Të gjitha këto raste janë mbledhur në një dokumentar, i cili të lë pa fjalë dhe të bën të ulësh kokën përball asaj që në të vërtetë duhet të bëhet. Gruaja shqiptare sot thërret SOS dhe kërkon vendin e sajë në shoqëri, familjarët e viktimave kërkojnë të vërteën për fëmijët, motrat, nënat e tyre. Një e vërtetë që kurrë su zbulua, por mbeti i pazgjidhur dhe që ende plagët janë të hapura. E në këtë rast për mos tu hapur plagë të reja kërkohet vetëm një gjë "Denonconi vrasësit, kushdo qofshin ata".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›