Jep dorëheqjen prokurori Ndoja

Jep dorëheqjen prokurori i Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoja. I vënë në hetim nga prokuroria e Tiranës për verifikim të pasurisë. Nëpërmjet një konference për shtyp Ndoja shpegoi sot dhe arsyet e dorëheqjes së tij nga posti. "Nuk mund të kryej detyrën kur ka një hetim"- mësohet të ketë thënë për gazetarët Ndoja, i cili akuzohet për mos verifikim të burimeve të një shume prej afro 743 mijë eurosh. Kryeprokurori i dorëhequr i cilësoi "hetimet si jo me bazë ligjore" . Kallëzimi për ndjekje penale ndaj kryeprokurori i Durrësit Arian Ndoja u bë pak ditë më parë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për shkak të mos verifikimit të burimit të një shume prej 743 mijë eurosh, të cilat pretendon se i ka fituar gjatë punës si avokat në vitet 2004 - 2008. Kallëzimi penal i është drejtuar organit të akuzës së kryeqytetit. Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, ndërsa për dijeni i është dërguar edhe Kryeprokurores Ina Rama.