E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentarja do takohet me kreun e Dumes ruse

Topalli ne Rusi

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nisi dje nje vizite dyditore ne Rusi me ftese te Kryetarit te Dumes Shteterore ruse Boris Grizllov. Kjo eshte hera e pare qe nje kryeparlamentar shqiptar viziton Mosken dhe me kete vizite Kryetarja Topalli synon ti jape nje dimension krejt te ri dhe nje bashkepunim aktiv marredhenieve jo vetem midis dy parlamenteve por edhe thellimit te miqesise dhe bashkepunimit me interes reciprok me kete vend te rendesishem. Gjate qendrimit te saj ne Moske Topalli do te zhvilloje bisedime me kryetarin e Dumes Boris Grizllov dhe do te takohet me nenkryetaren e Dumes si dhe me krere te Komiteteve te Dumes ruse. Ne vijim te vizites te saj ne Rusi Kryetarja e Parlamentit do te vizitoje Shen Pjeterburgun ku do te pritet nga zyrtaret me te larte te ketij qyteti. Pritet qe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli te loboje edhe per heqjen e vizave mes Shqiperise dhe Rusise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›