E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, pronarët rindërtojnë objektet e shembura, Bashkia i prish sërish

VLORE - Ka vijuar aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Pyllin e Sodës në Vlorë. Gjatë aksionit të sotëm policia bashkiake ka prishur edhe disa objekte, që megjithëse ishin shembur gjatë ditës së djeshme, janë rindërtuar sërish gjatë natës nga pronarët.

Ndërkohë problematike mbetet prishja e ndërtimeve tashmë të legalizuara, ku pronarët e tyre pretendojnë se i kanë ndërtuar konform rregullave ligjore. Këto të fundit kanë hapur edhe një proces gjyqësor, ku gjykata ka vendosur pezullimin e shembjes së këtyre objekteve nga ana e Bashkisë.

Ndërkohë një ditë më parë kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika deklaroi se aksionet do të shtrihen në të gjithë vijën bregdetare dhe pjesë e tij do të jenë edhe ato ndërtime që kanë leje, por janë jashtë planit të përcaktuar urbanistik të qytetit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›