CEZ-i gjoba abuzive biznesit, faturat vonohen e cilësohen si kamatvonesa
Tiranë- Kompania CEZ Shërndarje po vendos gjoba abzuive ndaj sipërmarrjeve private. Kjo është ankesa e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë e cila shprehet se gjoba arrin deri në një milionë lekë të reja. Në një deklaratë për mediat kreu i saj Nikolin Jaka ka thënë se CEZ-i ka kryer me vonesë shpërndarjen e faturave, e cila është kthyer më pas në kamatvonesë për bizneset.
Kemi të bëjmë me rastet kur faturat janë lëshuar me vonesë nga CEZ-Shpërndarje dhe tani përllogarisin sikur kompanitë apo sipërmarrjet duhet të ishin ato të detyruara që të merrnin këto fatura dhe i llogarisin si kamatvonesa. Kemi të bëjmë me një presion të hapur që i bëhet sipërmarrjes. Realisht gjobat variojnë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të reja, por ka edhe gjoba mbi këtë shifër”,- deklaroi ai Jaka.
Më tej ai është shprehur se vetë punonjësit e CEZ-it në disa raste, pa asnjë urdhër gjykate, kanë kryer ndërprerjen e energjisë për disa subjekte. Ai ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga gjobat abuzive dhe të përmirësohet furnizimi me energji.