E Diel, 1 Nëntor 2026

SHQUP-i, ish-ushtarakët: Hiqini duart nga shtëpia jonë, anuloni vendimin

shqupiTiranë- Disa dië pas vendimit të qeverisë në ikje për t’i kaluar Partisë Dmokratike Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, ish-ushtarakët kanë protestuar sot për para godinës së saj duke e kundërshtuar fort këtë vendim.

Ish-ushtarakët shprehen se kjo është shtëpia e tyre dhe i bëjnë thirrje ushtarakëve në nevojë të ngrenë zërin për të ruajtur këtë institucion ushtarak.

Ish-zv/ministri i Mbrojtjes Bajram Mane tha: Kulmi i poshtërsisë që u vuri kapak është vendimi për të marrë shtëpinë e përbashkët për seli partie të PD. Ne protestojmë me forcë, hiqni duart nga shtëpia jonë. Ne sdo lejojmë kurrë që ky vendim të zbatohet e të bëhet realitet.

Ndërsa i bënë thirrje ministrit në ikje të Mbrojtjes që të anullojë vendimin dhe të mos e miratojë atë në fletoren zyrtare. Kurse Presidentit të Republikës, Bujar Nishani i bënë thirrje që të reagojë për këtë rast. Sipas tyre, kjo shtëpi duhet të kthehetnë një qendër memoriale dhe historike për ushtrinë.

Të mërkurën e kalur në mbledhjen e rradhës qeveria në ikje mori këtë vendim të cilin nuk e publikoi në faqen zyrtare por burime zyrtare konfirmuan se kryeministri në ikje Sali Berisha e ka miratuar atë. Me këtë vendim, godina e SHQUP-it i kalon Partisë Demokratike për të ngritur aty selinë e re të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›