E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy vellezerve plagosen 21-vjecarin

Hakmarrja

Dy vellezer jane arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi kane plagosur me thike nje bashkemoshatar. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te se henes ndersa autoret e dyshuar te saj jane arrestuar paraditen e djeshme. Burimet policore thane se ne pranga perfunduan Mark dhe Preke Shpendi perkatesisht 23 dhe 20 vjec. Sipas hetimeve ata dyshohen se kane plagosur Reshat Qatromin 21 vjec po nga Tirana. Grupi hetimor tha se plagosja ka ardhur si hakmarrje pas nje konflikti te Markut me Reshatin dhe nje shokun e ketij te fundit. Keta e kane goditur Mark Shpendin keshtu qe bashke me vellain ai mendohet se eshte hakmarre duke goditur disa here me thike 21-vjecarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›