E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHVL-UÇK: Serbia po realizon planin e ripushtimit

SHVL-UÇK ka reaguar ndaj kërkesës së Beogradit zyrtar për të krijuar një bashkësi të komunave serbe. Kjo organizatë ku aderojnë veteranët e luftës dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së, ka vlerësuar se në këtë mënyrë po cenohet pavarësia e Kosovës.

“Konstatojmë se pala serbe bëri shkeljen e Rregullores dhe doli hapur në realizimin e Programit, siç parashikoi Kuvendi serb, ripushtimin e një pjese strategjike të Kosovës, përmes bashkimit të komunave. Qëllimi i saj ka qenë dhe është dalja në Bregdetin Adriatik. Ne që kemi qenë nën emblemën e UÇK-së e kundërshtojmë këtë plan dhe të gjithë ata që e miratojnë atë”, thuhet në reagimin e SHVL-UÇK-së, transmeton Zhurnal.

SHVL, e drejtuar nga Fazliu Veliu, i është drejtuar institucioneve më të larta në Kosovë që të ndërpresin bisedimet me Serbinë dhe të vetëvendosin për çështjet e shqiptarëve./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›