E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seks-skandalet e detyruan Papën të japë dorëheqje

Gazeta italiane “Republlica” ka publikuar dyshimet pse Papa Benedikti XVI ka vendosur të tërhiqet nga posti. Sipas kësaj gazete, shkaku kryesor është që hetimet e brendshme kanë zbuluar dimensionet e seks skandaleve dhe korrupsionit në Vatikan.

Tre kardinalë kanë kontrolluar pohimet për parregullsi financiare, emërimin e funksionarëve të lartë dhe korrupsionin në Vatikan. Pas hetimeve të kryera, ata i kanë dorëzuar papës dy raporte me nga 300 faqe për parregullsitë në Vatikan.

Sipas gazetës, pasi i ka lexuar raportet, Papa ka vendosur të tërhiqet, transmeton Alsat.

Repubblica më tutje shkruan se kardinalët kanë zbuluar edhe rrjet sekret të homoseksualëve në Vatikan./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›