SIDA 71 per qind e te infektuarve mesojne rastesisht per semundjen
Rreth 71 e rasteve te reja me SIDA mesojne rastesisht per semundjen. Sipas te dhenave epidemiologjike te Institutit te Shendetit Publik ata drejtohen ne spital per shqetesime te tjera me shendetin dhe pas analizave rezulton se jane te infektuar me virusin e rrezikshem. Vetem 7 e rasteve jane paraqitur vullnetarisht prane ISHP-se apo spitalit infektiv. Rreth 53 e rasteve jane diagnostikuar ne stadin AIDS fakt ky qe thekson edhe
nje here per nje diagnostikim te vonshem te kesaj semundjeje. Kjo thekson edhe nje here se specialistet e Shendetit Publik dhe vecanerisht qendrat e keshillimit dhe testimit vullnetar duhet te punojne me shume ne drejtim te sensibilizimit te komunitetit lidhur me HIV/AIDS.
Dje ne diten nderkombetare te luftes kunder HIV/AIDS ministri i Shendetesise beri apel per akses ne sherbimet shendetesore e sociale dhe dhenie te informacionit mbi HIV/AIDS ne kohe per te gjithe popullaten. Mesazhi u percoll gjate nje konference te mbajtur me perfaqesues te strukturave shendetesore dhe partneret brenda dhe jashte vendit. Sot eshte koha te fuqizojme pergjigjen ndaj epidemise se/AIDS. shte koha te perballemi me pergjegjesite tona dhe te mbajme premtimet dhe angazhimet tha Vasili. Qe prej vitit 2004 MSH ka bere te mundur vazhdimesine e sigurimit te preparateve ARV te cilet ofrohen falas prane klinikes ambulatore per trajtimin ndjekjen dhe kujdesin ndaj personave qe jetojne me HIV/AIDS ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza. Numri i personave qe trajtohen aktualisht me ARV eshte 125 prej te cileve 14 jane femije. Sot funksionojne 16 Qendra te Keshillimit dhe Testimit Vullnetar Konfidencial VCT ne mbare vendin duke bere te mundur ofrimin e sherbimeve te testimit dhe keshillimit per HIV si dhe infeksioneve te tjera qe transmetohen me rruge seksuale sa me prane njerezve gje e cila ka bere te mundur rritjen e numrit te testimeve nga viti ne vit. Gjate ketij viti jane raportuar 41 raste te reja te infektuara me virusin HIV.
Shifrat
53 e rasteve jane
diagnostikuar ne stadin AIDS
406 raste ne total
41 raste te reja ne 2010
283 meshkuj
123 femra
346 te rritur
21 femije nen 15 vjec 21
85 vdekje nga AIDS
65 e rasteve jane 25-45 vjec
70 e rasteve jane meshkuj
30 e tyre jane femra