Jose Murinjo rrezikon nje tjeter denim
Trajneri i Realit te Madridit Jose Murinjo i ndeshkuar pardje me nje ndeshje skualifikimi nga UEFA per kartonet e kuq te Ksabi Alonsos e Sergio Ramos ne ndeshjen kunder Ajaks rrezikon nje tjeter denim per sherrin me Manolo Preciado teknikun e Sporting Gijon. Lajmin e ka bere te ditur e perditshmja sportive spanjolle Marca. Mourinjo kishte akuzuar Preciado se kishte dhuruar ndeshjen e luajtur kunder Barcelones nje akuze e qe nuk eshte pranuar nga ky i fundit qe e konsideroi trajnerin e Realit si nje mashtrues. Keshilli Disiplinor ne Spanje ka filluar hetimet ne lidhje me kete ceshtje dhe me gjasa do te ndeshkoje trajnerin portugez per deklarata jashte etikes se lejuar ne futbollin e ketij vendi.