E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes i ati grushte mjekut ne spital

/ /

Per humbjen e te atit nje dite pas nderhyrjes kirurgjikale Robert Rama 26 vjec ka bere pergjegjes mjekun qe e operoi. Vladimir Rama 57 vjec nderroi jete dje ne reanimacionin e sherbimit te kardiokirurgjise se spitalit Nene Tereza. Fill pas lajmit te hidhur i biri ka pritur daljen e mjekut nga salla operatore dhe e ka dhunuar fizikisht ate. Deshmitare te ketij incidenti koleget e Priftit lajmeruan menjehere policine. Pas mberritjes ne vendngjarje efektivat e Komisariatit Nr.4 Operative shoqeruan ne rajon 26- vjecarin Rama si dhe kardiokirurgun Edvin Prifti. Gjate deklarimeve qe kane bere per sherrin e dhunshem mesohet se asnjera pale nuk ka preferuar qe te beje kallezim. Nga ana e tij mjeku pretendon se ngjarja mund te hetohet si nje rast flagrant nga policia pa qene i nevojshem denoncimi pasi deshmitare te dhunes fizike qe u ushtrua ndaj tij ishin koleget dhe pacientet qe pane skenen. Ndersa lidhur me pretendimet e djalit te pacientit qe nderroi jete mjeku ka pohuar para oficereve te policise se mjekimi ka qene mjaft profesional dhe operacioni ka shkuar mire. Sipas Priftit komplikacione te mundshme pas daljes se tij nga salla per shkaqe natyrale kane bere qe ai te nderroje jete por kurrsesi nuk behet fjale per mjekim te gabuar. Madje per veshtiresine e operacionit familjaret e pacientit Vladimir Rama kane qene te mireinformuar duke rene dakord per rreziqet qe mund te kishte. Ata edhe kane firmosur ne kartele cka do te thote se kane marre parasysh komlikacionet e mundshme eshte shprehur kardiokirurgu Prifti ne polici.
Akuzat e familjareve
Nga ana tjeter 26-vjecari Robert Rama ka bere kallezim ne ngarkim te mjekut Prifti duke e akuzuar ate per mjekim te pakujdesshem. Burime nga policia e Tiranes thane se kane nisur hetimet per kete rast dhe eshte sekuestruar kartela mjekesore e pacientit Vladimir Rama. Ndersa per rastin do te kryhet nje hetim i hollesishem. Gjithashtu burimet sqaruan se pasi u jane marre deklarimet perkatese dy te shoqeruarve ata jane lene te lire. Policia i ka marre kallezim personelit spitalor dhe ka filluar procedim per goditje per shkak te detyres ndaj 26-vjecarit Rama. Do te jete ekspertiza mjeko-ligjore ajo qe do te nxjerre ne drite te verteten e vdekjes se pacientit Vladimir Rama 57 vjec. I menjehershem ishte edhe reagimi i drejtorise se QSUT-se. Kreu i saj i ka kerkuar organeve te drejtesise te veprojne me te gjithe rreptesine e ligjit ndaj autorit te ketij akti te dhunshem qe ka traumatizuar te gjithe pacientet opinionin publik dhe ne menyre te vecante komunitetin e gjere mjekesor. Drejtoria e Qendres Spitalore Nene Tereza eshte duke marre te gjitha masat per te garantuar jeten e veprimtarine e punonjesve te shendetesise ne menyre qe raste te tilla te mos perseriten me tha drejtori i QSUT Sajmir Ivziku. Sipas tij duhet te denohet dhuna fizike e ushtruar ndaj bluzave te bardha dhe konkretisht mjekut kardiokirurg Edvin Prifti. Rasti i ndodhur sot ne ambientet e spitalit eshte nje akt i patolerueshem. Kjo eshte nje ngjarje e rende ne te gjithe komunitetin e mjekesor pasi nje mjek goditet ne momentin e ushtrimit te detyres se tij. Ajo qe une garantoj eshte se per ceshtjen ne fjale do te hetohet ne te gjitha detajet per te gjetur pergjegjesit te cilet do te jete te gjithe te barabarte perpara ligjit. Plagosja e shefit te kardiokirurgjise

Rreth 3 vjet me pare saktesisht me 12 prill te vitit 2008 shefi i kardiokirurgjise u plagos me thike prej njerit nga familjaret e nje pacienti qe kishte operuar. Agresori fajesoi mjekun per vdekjen e dajes qe pasi ishte operuar nga Refatllari humbi jeten. Mesohet se per kryerjen e ketij operacioni te veshtire ishte marre miratimi i familjareve te pacientit. Familjaret ishin njoftuar me pare nga kirurgu per pasojat qe mund te kishte pacienti edhe pas operacionit i cili kryhej me qellim permiresimin e gjendjes se tij. Por perballe ketij rreziku familjaret kishin pranuar nderhyrjen kirurgjikale. Reagimi zyrtar i policise

Strukturat e Policise se Tiranes ne bashkepunim me Mjekesine Ligjore dhe nen drejtimin e prokurorise po kryejne te gjitha veprimet e nevojshme proceduriale per te sqaruar rrethanat dhe per te percaktuar shkakun e vdekjes se shtetasit Vladimir Rama 57 vjec i cili ka qene pacient ne repartin e kardiokirurgjise thuhet ne reagimin zyrtar te Policise se Shtetit. Sipas deklarates per media shtetasi Robert Rama do te ndiqet penalisht ne gjendje te lire per goditje per shkak te detyres.

Zirina Llambro / Etleve Delia

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›