SIDA, rezultate nga një vaksinë

Studiues amerikanë dhe tajlandezë kanë njoftuar së fundmi në Bangkok se kanë prodhuar një vaksinë të aftë për të ulur në mënyrë të ndjeshme rrezikun e virusit të infektimit nga virusi i SIDA-s, pas testeve të kryera në më shumë se 16 000 persona. Operacioni i paraqitur si më i madhi i kryer nndonjëherë për një vaksinë kundër SIDA-s në botë, u drejtua nga Ministria tajlandeze e Shëndetësisë dhe nga ushtria amerikane, dhe mundëson uljen e rrezikut të infektimit në një të tretën e rasteve. "Në 32,1 për qind të rasteve, vaksina ul rrezikun e infektimit", thuhet në komunikatën e studiuesve të botuar gjatë një konference shtypi në Bangkok. "Ky rezultat përbën një avancim, sepse është hera e parë që ekziston një provë se një vaksinë kundër virusit HIV ka efikasitet parandalues", vijon komunikata. Njerëzit më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë moshat e reja, kryesisht adoleshentët, emigrantët, personat që janë konsumatorë të drogës, njerëzit që përdorin alkoolin, personat që nuk bëjnë një jetë të rregullt familjare dhe njerëzit me perversione seksuale, thonë specialistët.