Protestat në Univeritetin e Vlorës, reagon rektori Shaska

Rektori i universtetit te Vlorës ka reaguar ndaj protestës së fituesve me mesatare të ulët që nuk janë lejuar të regjistrohen. Në një letër të hapur rektori Shaska ka kërkuar që të gjithe prindërit dhe studentët që pretendojnë të bëhen pjesë e Universitetit të qëndrojnë larg veprimeve të dhunës, kërcënimeve të personelit, huliganizmit, dhe dhunimit të një institucioni të dijes dhe shkencës siç është universiteti. Dituria nuk fitohet me dhunë, dhe në bangat e UV-së nuk duhet dhe nuk do të futet njeri me dhunë. Unë i keshilloj të gjithë ata të rrijnë larg dyerve të Universitetit, pasi në asnjë mënyrë nuk do të futen në auditoret e këtij institucioni me dhunë" theksoi Rektori Shaska
Me tej në deklaratë Shaska ka kërkuar që Ministria e Arsimit dhe veçanërisht Elida Hoxha të distancohet nga nxitja e dhunës, nga nxitja e këtij grupi violent për shkatërrimin e Universitetit të Vlorës. MASH duhet të dalë dhe të distancohet publikisht nga këto veprime dhune.
Po ashtu ka rektori i universitetit të Vlorës ka kërkuar që policia e Vlorës të jetë më e pranishme dhe më pranë Universitetit në këto ditë ku institucioni po dhunohet.
Në fund të deklaratës thuhet se nëse situata do të keqësohet, rektori do të urdhëroj pezullimin e çdo aktiviteti në UV dhe mbylljen e Universitetit deri në sigurimin e normalitetit dhe qetesisë nga qeveria.