Pipero: Dy raste të dyshuara me A/H1N1

Dy raste të reja të infektuar me A/H1N1 mund t'i shtohen 34 rasteve të konfirmuara me grip derrash në Shqipëri. Mjeku Pëllumb Pipero, në një prononcim për RTV "Ora News" tha se aktualisht në spitalin infektiv janë të shtruar dy persona të cilën janë të shtruar dhe kanë simptoma të ngjashme me A/H1N1. Por Pipero tha se për të deklaruar se ata janë me grip derrash duhet marrë konfirmimi nga laboratori i Rumanisë. Ai tha se ata po mjekohen si të ishin të infektuar me A/H1N1, pra me medikamentin tamiflu.
Sipas Poperos, numri i rasteve me grip derrash në Shqipëri mund të jetë më i lartë. "Pasi një pjesë e këtyre pacientëve kanë qenë me simptoma të moderuara ndaj nuk kanë ardhur për mjekim", tha ai.
Pipero bëri me dije, se aktualisht në laboratorin e Rumanisë janë dërguar 200 mostra për t'u analizuar nëse janë bartës të virusit të gripit të derrave. "Megjithatë numri i rasteve pritet të shtohet", tha ai.