E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biçikletat, mjeti më komod për trafikun e rënduar të Tiranës

Edhe pse nuk ka ndonjë statistikë zyrtare se sa i përdorin sot shqiptarët biçikletat si mjete lëvizjeje për të mbaruar një punë, vihet re, se përdoruesit nuk janë të paktë.
Qytetarët të cilët i zotërojnë këto lloj mjetesh, janë shprehur se ndjehen shume komod me biçikletën për faktin se i zgjidhin punët e tyre shpejtë, nuk kanë nevojë të harxhojnë para për karburant, dhe se nuk lodhen për të gjetur vend parkimi.
Një problem i madh i përdoruesve të biçikletave është mungesa e respektimit të rregullave të qarkullimit. Sipas të intervistuarëve edhe pse ekzistojnë tashmë korsitë e veçanta por edhe semaforët për biçikletat, këto rrugulla shumë rrallë zbatohen.
Siç duket, edhe pse për disa ky mjet konsiderohet i dalë kohe, ka shumë të tjerë që janë fanatikë të përdorimit të tyre , madje e quajnë biçikletën si shok të ngushtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›