Sejdiu në OKB, nuk ka diskutime për statusin e Kosovës
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni kanë udhëtuar drejt Nju Jork-ut, ku do të marrin pjesë në hapjen e sesionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Para nisjes, Sejdiu mohoi çdo mundësi të rihapjes së bisedimeve për statusin e Kosovës, pavarësisht se çfarë do të vendosë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Si Sejdiu ashtu dhe Hyseni u shprehën se do të lobojnë për njohje të reja të shtetit të ri. Deri tani Kosova njihet nga 62 vende. Reagimi i Presidentit të Kosovës, vjen pas deklaratës së homologut serb, Boris Tadiç, se pas përfundimit të procesit në Gjykatën e Botës, do të vazhdojnë bisedimet statusore Serbi-Kosovë. Sejdiu tha se Serbia me këso deklarata po vazhdon të minojë arritjet në Kosovë. Ndërkohë, autoritetet në Beograd kanë shfaqur bindjen e tyre se Serbia në Asamblenë e Përgjithshme do të arrijë që të fitojë edhe një betejë për ruajtjen e tërësisë tokësore të saj. Të pranishëm në mbledhjen e asamblesë janë dhe kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe kryeministri, Ilir Meta.