SK Bran nesër kundër Atvidaberg. Mungon shqiptari Memelli

Skuadra norvegjeze Sk Brann do të udhëtojë drejt Suedisë për t'u përballur me Atvidaberg në ndeshjen e kthimit të raundin e dytë të Kupës UEFA, por asaj do t'i mungojnë tre lojtarë të rëndësishëm, midis tyre edhe sulmuesi shqiptar Migen Memelli. Dy mungesat e tjera janë mbrojtësi Olafur Bjarnason dhe anësori Petter Vaagan Moen.
Memelli shënoi tri gola kundër formacionit suedez në ndeshjen e parë, por u dëmtua më pas gjatë një ndeshje të kampionatit norvegjez. Sipas medias norvegjeze, parashikohet një formacion i fortë i Bran, që kërkon të kualifikohet në raundin e tretë pas barazimit 3-3 në shtëpi.