E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani në Madrid për Ronaldon, Kalderon kërkon Kaka’

Zëvendespresidenti i Milanit, Galiani dhe drejtori i pergjithshëm Braida ishin dje në Madrid për të diskutuar rreth kalimit të Ronaldos nga Reali te skuadra milaneze. Kuqezinjtë kanë kohë që kanë treguar interes për sulmuesin brazilian dhe janë gati të bëjnë një ofertë zyrtare. Por, për Realin, paratë nuk janë synimi i vetëm. Spanjollët vazhdojnë të mendojnë për Kaka dhe presidenti i tyre Kalderon ka shumë mundësi që të propozojë një shkëmbim Ronaldo-Kaka. "Unë e di që Milan e ka kontakruar Ronaldon dhe kjo nuk është e drejtë, por megjithatë në mirëpresim përfaqësues nga cdo klub për takime" - tha Ramon Kalderon. "Nuk duam që Ronaldo të largohet, por jemi të hapur për bisedime. Nëqoftëse Ronaldo do të largohet atëherë duhet të gjejmë një zgjidhje. Paratë nuk na interesojnë shumë, sepse ka gjëra të tjera më të rëndësishme. Nuk do ishte keq sikur të shkëmbeheshin Ronaldo me Kaka". Disa javë më parë Galiani i deklaroi "luftë" Realit sepse spanjollët po lëshonin vazhdimisht deklarata që kërkonin të merrnin Kaka, dhe kishin kontaktuar lojtarin. Klubi italian ka insistuar se Kaka nuk është për shitje.

Eni Zejnati

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›