Federata e Çiklizmit nderon kampionët. Marrin pjesë Leskaj e Bello

Sot orën 15:00 në mjediset e Restorant "INTERNACIONAL", Federata Shqiptare e Ciklizmit dhe presidenti i saj zoti Skënder Anxhaku zhilluan një konferencë për shtyp me temën: "Kampionët Ballkanikë të Ciklizmit, projektet e Federates Shqiptare te Ciklizmit".
Të pranishëm ishin anëtarë të nderuar të familjes ciklistike shqiptare, autoritete te Sportit dhe Levizjes Olimpike, perfaqesues të medias dhe të biznesit. Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe ministri i Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zoti Bujar Leskaj, sekretari përgjithshëm i KOKSH-it, Stavri Bello dhe kryetari i Dhomës së Tregëtisë së Tiranës, Luan Bregasi.
Presidenti i federatës Shqiptare të Ciklizmit, Anxhaku, prej disa vitesh në krye të saj, shpalosi vizionin e Federatës dhe të Familjes Ciklistike si dhe projektet ambiciozë për 2 evenimente madhore që kjo Federatë do të organizojë në harkun kohor të një viti. Federatat Shqptare e Ciklizmit, pas vitesh pune këmbengulëse dhe pasioni tashmë po realizon frytet e saj, duke konfirmuar me rezultatet domethenese te suksesit edhe në arenën ndërkombëtare. "FSHC tashmë është e bindur të ecë në rrugën e saj, - u shpreh Anxhaku. "FSHC shpreh besimin për angazhimin institucional të Shtetit dhe të Ministrisë së Sportit me anë të titullarit të saj z. Leskaj dhe Drejtorisë së Sportit, që shfaq tashmë një maturi dhe rafinim në punën e saj, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me Institucionin Olimpik Shqiptar (KOKSH), bazuar në praktika konstruktive dhe afatgjata, për të cuar përpara arritjen e Objektivave finale: synimin e Medaljeve ne Europiane, Botërore dhe arritjen e përfaqësimit në Lojrat Olimpike.
Në fjalën e tij, ministri Lekskaj, midis të tjerash tha: "Është kënaqësi për mua të falenderoj këtë djem të rinj, përfaqësues të denjë të ciklizmit shqiptar, përfaqësues të denjë të asaj tradite të shkëlqyer, duke filluar nga i madhi Bilal Agalliu e deri të rinjtë e sotëm, të cilët me punën e tyre vetmohuese dhe pa shumë kushte nga shteti dhe federata, por me atë pasion të nxitur edhe nga trajnerët e tyre, ia kanë arritur ta bëjnë sportin e ciklizmit kompetiv në Ballkan dhe në Europë. Natyrisht është detyra jonë, e shtetit, federatës dhe biznesit që të përkrahin ciklistët e talentuar dhe profesionistë që premtojnë për të ardhmen. Rezultatet e ciklistëve tanë në Kampionatin e fundit Ballkanik që u zhvilua në Serbi, jep dhe një mesazh tjetër, atë të premtimit të faktorëve të tjerë, për të kontribuar në sportin në përgjithësi dhe në atë të ciklizmit në vecanti. Ju falenderoj të gjithëve për kontributin që keni dhënë, përfshirë dhe median për përkrahjen që i ka dhënë ciklizmit. Përfitoj nga rasti të falenderoj presidentin e Federatës së Ciklizmit, Skëndër Anxhaku dhe trajnerët ciklistëve".
Në emër të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, në mungesë të presidentit Hysen Domi (për arsye shëndetsore), përshëndeti sekretari Stavri Bello. " Në emër dhe të presidentit të KOKSH-it, z. Hysen Domi, dëshiroj të përshendes të gjithë ciklistët medalistë për rezultatet e tyre. KOKSH do të fillojë së shpejti edhe aplikimin e bursave për talentet e reja. Këta sportistë janë një pikë referimi i punës dhe talentit të tyre. Dua t'iu uroj suksese të ciklistëve, pse jo dhe kualifikim për garat ciklistike të Lojërave Olimpike Pekin 2008".
Kryetari i Dhomës së Tregëtisë së Tiranë, Z.Luan Bregasi përshëndeti ciklistët duke thënë se "me rezultatet e tyre, ciklistët kanë dhënë sinjale shumë të mira sipërmarrjeve dhe biznesit shqiptar". Presidenti Anxhaku pas konferencës i dhuroi ministrit Leskaj, sekretarit të KOKSH-it, Bello, kryetarit te Dhomës së Tregëtisë, Bregasi dhe artistit të skënës dhe ish-sportitist të dikurshëm, Skëndër Sallaku, medaljet e fituara nga ciklistët tanë.
Në Kampionatin Ballkanik të Ciklizmit në Rrugë me ekipet Kombëtare për të Einj dhe U-23, që u zhvilua në Novi Pazar të Serbisë, 27-30 korrik 2006, aktivitet ku morrën pjesë 150 ciklistë përfaqësues të tetë vendeve: (Serbi, Turqi, Bullgari, Maqedoni, Greqi, Rumani, Bosnjë & Hercegovine dhe Shqipëri), sportisti shqiptar Leonard Zeneli u shpall nënkampion i Ballkanit në garën e kronometrit individual 24 km, me kohën 34'30 dhe me shpejtësi mesatare 46.5 km/orë. Në garën e Rezistencës në rrugë 118 km, ekipi shqiptar dominoi plotësisht garën. Ekipi i përbërë nga Besmir Banushi, Zeneli, Binaj, Deda zuri vendin e parë, ndërsa Banushi të tretin. Në garën e kronometrit individual 36, Paljon Zarka me kohën 41'40 arriti të shpallej për herë të parë pas 36-vjetësh kampion i Ballkanit për kategorinë U-23.
Dash Frashëri
Projektet e FSHC-së
1.Turi 63-të Ciklistik I Shqipërisë,zhvillohet në datat 24-30 Shtator 2006
Itinerari i Garës është:
Etapa 1 Tiranë - Shkodër 5 Xhiro Demostrative në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe vijohet për në Shkodër.
Etapa 2 Shkoder - Kruje, si tip Gjysem etape dhe gjysme etapa tjeter kruje Durres
Etapa 3 Fushë Krujë – Durrës
Etapa 4 Durrës – Poshnjë – (Berat) - Vlorë
Etapa 5 Vlore - Permet
Etapa 6 Pëermet – Korcë, një nga etapat me te veshtira
Etapa7 Korcë – Sovjan – Korcë. Kronometër Individual- Kampioni i Shqiperise.
Etapa 8 Pogradec - Tiranë.
2.Kampionati Ballkanik Ciklistik në Shqipëri, shtator 2007