E Shtunë, 31 Tetor 2026

Markeliani vjedh 7 milione leke

/ /

Kete radhe 13-vjecari ka sulmuar vilat luksoze te biznesmeneve dhe nuk i ka kursyer kasafortat e tyre. Vjedhjet e kryera nga Markeliani kapin shifra rekord prej disa vitesh ne statistikat e Policise se Shtetit e megjithate i favorizuar nga mosha e mitur ai vazhdon te beje kerdine duke perfituar miliona kryesisht ne Tirane. Policia tashme e ka te lehte te zbuloje provat qe implikojne te miturin ne vendngjarjet ku ai vjedh shuma te medha parash pasi gjurmet e gishtave te tij jane fiksuar ne qindra raste. Por pervec gjurmeve dhe provave qe e bejne autor te perseritur vjedhjesh Markelian Cungut nuk i gjendet asnjehere asnje qindarke nga parate e grabitura. Burime nga Komisariati nr.3 thane mbreme se zbuluan si autor te vjedhjeve te 2 vilave ne rrugen Vangjel Noti dhe nje vile tjeter ne rrugen Gjergj Legisi 13-vjecarin Cungu. Pronaret e 3 shtepive qe ishin bastisur nga Cungu me profesion biznesmene denoncuan ngjarjet ne polici dhe autori u zbulua menjehere. Forcat e policise arriten ta ndalojne dhe ta shoqerojne ne komisariat edhe pse u detyruan ta lirojne serish per shkak te moshes se mitur. Nga ana tjeter pervecse pretendonte se i kishte shpenzuar te gjitha parate e vjedhura Markeliani nuk e hidhte poshte mundesine se do te vjedhe serish. Me 12 mars kam ditelindjen bej 14 vjec. Pastaj nuk do te vjedh me. Ky ka qene premtimi qe Cungu ka bere ne polici ne prezencen e nje psikologu teksa merrej ne pyetje. Policise tashme i duhet te perqendroje punen ne parandalimin e vjedhjeve te tjera pasi superhajduti duket se nuk ka ndermend te ndaloje sulmin e tij derisa te behet 14 vjec moshe qe ai e di fare mire se kur e kap ligji.
VILAT E VJEDHURA
Tre biznesmene kane bere kallezim ne Komisariatin nr.3 se gjate nates u ishin vjedhur parate ne shtepite e tyre dhe jo pak por shuma totale e vjedhur kapte shifren e rreth 70 milione lekeve te vjetra. I pari qe ka bere kallezimin ne polici ka qene Vebi Sula sipas te cilit ne shtepine e tij ne rrugen Vangjel Noti ne Tirane ishin vjedhur gjate nates 5 milione leke te vjetra. Menjehere pas tij nje tjeter biznesmen banues po ne rrugen Vangjel Noti Astrit Guce ka denoncuar bastisjen e kasafortes ne shtepine e tij ku ishin vjedhur 25 mije euro dhe 15 milione leke te vjetra. Sipas tij hajdutet ishin futur gjate nates ne vilen e tij dhe pa u ndjere nga asnje pjesetar i familjes kishin hapur me leve kasaforten duke marre te gjitha parate qe ndodheshin brenda. Personi tjeter i demtuar qe beri kallezim ne Komisariatin nr.3 Perparim Buzhuci pretendon se ne shtepine e tij ne rrugen Gjergj Legisi i jane vjedhur 13 milione leke te vjetra. Policia pasi mblodhi provat e nevojshme ne te tria shtepite e bastisura arriti te zbuloje ne secilen prej tyre gjurmet e Markelian Cungut i cili u shoqerua dhe u la serish i lire.

Etleva Delia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›