Digjet anija e karburanteve, një i vdekur dy të zhdukur në det
Durrës – Porti i karburanteve në Porto Romano në Durrës u përfshi nga paniku sot në mesditë kur një anije panameze u përfshi nga flakët pak pasi kishte shkarkuar karburantin në port dhe po dilte në det të hapur. Një marinar ka humbur jetën dhe 2 të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa anija është fundosur pak minuta pasi mori flakë. Ndërjyrja e varkave të shpëtimit coi në shpëtimin e jetës së 11 marinarëve të tjerë.
Zjarri e përfshiu anijen vetëm gjashtë milje larg bregdetit në Porto Romano. Anija me flamur panamez dhe me kapiten slloven shkarkoi karburantin ne portin e hidrokarbureve ne Porto Romano, dhe do te nisej drejt Italise kur u perfshi nga flakët. Forcat e policise kufitare dhe ato te kapitenerisë e kane ndihmuar 11 pjesetaret e ekuipazhit ti shpetojne vdekjes, ndersa tre te tjeret jane duke u kerkuar ende. Vetem 30 minuta pas renies se zjarrit anija u fundos.
Shkrime të tjera me interes:
- Tragjedi detare në Itali- Fundoset anija me turistë, të paktën 70 të zhdukur Itali- Një tragjedi detare ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi...
- Kontrabanda e naftës, 7 të arrestuar në Porto Romano Durrës- Sektori Kundër Krimit Financiar ka arrestuar shtatë persona në...
- Anija me armë niset për në Irak Durrës Anija që ishte ndaluar në portin e Durrësit,...
