E Shtunë, 31 Tetor 2026

SKANDALI: Pse 40 kala dhe monumente të Shqipërisë do të shiten nga Instituti i Monumenteve?

Share

Apollon Baçe konfirmon se nisma mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Kryeministri. Instituti i Monumenteve mbetet pa përgjigje kur pyetet se mbi çbazë ligjore do veprohet. Specialistët dëshmojnë hapur skemën e mirëfilltë të korrupsionit

Nga Kristi Pinderi

Duke filluar nga muaji i ardhshëm, Kalaja e Lezhës e bashkë me të edhe 40 kala apo monumente të tjera të trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin e Shqipërisë do të jepen me qira dhe, biznesmenët e interesuar do të mund të ndërtojnë nga e para objekte të reja duke ndryshuar identitetin historik dhe strukturor të kalasë, ashtu siç mund të shikoni në fotot që po botojmë!

Një gjë e tillë është krejtësisht e paligjshme nëse bëhet pa aprovimin e të gjitha hallkave shtetërore që janë ngritur për të qenë filtër i mbrojtjes së trashëgimisë, si për shembull Këshilli Kombëtar i Restaurimit, Ministria e Kulturës, apo dhe pushteti lokal. Pjesa më e rëndësishme, debati me opinionin publik, është i domosdoshëm, por siç do ju tregojmë më poshtë me fakte konkrete, edhe kjo hallkë e domosdoshme e qeverisjes demokratike, nuk ka funksionuar fare në rastin në fjalë.

Në pothuajse të gjitha këto hallka institucionale, nisma për të privatizuar kalatë shqiptare duket se e ka marrë aprovimin paraprak. Këtë lajm, bazuar në një nismë konkrete të drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, z. Apollon Baçe, të ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi e të vetë kryeministrit Sali Berisha, e konfirmoi vetë z. Baçe. Me aprovimin e tij intervista u regjistrua e plotë dhe ne po e botojmë atë.

Eshtë një kërkesë e ministrit të kulturës dhe e kryeministrit, dhe me iniciativë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, tha z. Apollon Baçe. Ndërsa kur e pyetëm në lidhje me afatet kohorë konkrete për zbatimin e saj tha se: Kjo është strategji e re, politikë e re për monumentet, mirëpo muajin që vjen, ai që ka fituar projektet, do fillojë punimet. Kur e pyetëm se cili është ky që ka fituar projektin, z. Baçe nuk u përgjigj, por burime të sigurta në Lezhë konfirmuan për gazetën se në fakt bëhet fjalë për të njëjtët individë që tashmë kanë ndërtuar, nën sytë e pushtetit lokal, plot 130 ndërtime pa leje, si hotele, restorante, qendra argëtimi, etj, në pjesën e poshtme të kalasë që bën pjesë gjithashtu në territorin e parkut arkeologjik të Lezhës. Tani synojnë të ndërtojnë edhe brenda mureve të kalasë!

Z. Apollon Baçe mundi të zbulojë vetëm një pjesë të kalasë së Lezhës që do të transformohet kryesisht në qendër argëtimi, e që janë ambientet e xhandarmërisë turke të vitit 1905, por në fakt, ambientet që do të dëmtohen dhe që do tu transformohet krejtësisht fizionomia historike që kanë, janë edhe disa oda të familjes së njohur të Lekë Dukagjinit dhe në përgjithësi e gjithë kalaja. Në Këshillin Kombëtar të Restaurimit që do të duhet të vendosë për po ose jo, bëjnë pjesë vetë z. Baçe si sekretar që mund të drejtojë mbledhjet në rastet kur mungon ministri, bën pjesë gjithashtu drejtori i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, z. Roland Olli, një person që ska qenë asnjëherë arkeolog, por që pas vitit 2005 duket se ka treguar interes për të qenë menaxher i ndërhyrjeve emergjente arkeologjike sa herë që ndërtimet e reja e lypin nevojën për të kuptuar se mbi çfarë terreni po ndërtohen, bën pjesë gjithashtu drejtori i trashëgimisë kulturore në ministri, z. Olsi Lafe, drejtuesja e arkeologjisë në qendrën albanologjike, Prof. Shpresa Gjongecaj, e të tjerë.

Ose jep dorëheqjen, ose të të heqim vetë!

E gjithë nisma duket se bazohet mbi presione të përsëritura që pushteti lokal në Lezhë dhe sidomos biznesmenë të lidhur ngushtë me LSI në atë qytet, po bëjnë e para për të legalizuar të paktën 130 ndërtime pa leje që janë bërë ndërkohë brenda territorit të Parkut Arkeologjik në Lezhë dhe e dyta, për të marrë një aprovim për të ndërtuar edhe brenda mureve të kalasë së Lezhës, një kala historike e lidhur me Skënderbeun, me Besëlidhjen e famshme, por edhe me disa familje princërore shqiptare si ajo e Lekë Dukagjinit.

E gjithë kjo nismë mbart pas vetes shumë pyetje, përgjigjet e të cilave të çojnë të besosh në një korrupsion të mirëfilltë të organizuar nga institucione shtetërore që duhet të mbrojnë trashëgiminë kulturore. Një vit më parë, kur drejtori i Parkut Arkeologjik të Lezhës, z. Salvator Xheçi, e kundërshtoi hapur nismën për të privatizuar kalanë e Lezhës, ai u përball me kërcënime dhe shantazhe të ndryshme që i kërkonin të jepte dorëheqjen, ose në të kundërtën një mision inspektues shtetëror do të dinte si të gjente motive për ta shkarkuar. Zotëria dha dorëheqjen duke menduar se mund të vazhdonte një betejë qytetare i pakërcënuar institucionalisht. I nisi disa letra zyrtare ministrit të Kulturës, në atë kohë z. Xhaferri, kryeministrit dhe gjithë institucioneve të tjera shtetërore. Në ato letra mund të kuptosh thellësinë tragjike të një shkatërrimi të mundshëm të Kalasë së Lezhës, diçka që të shkakton trishtim sidomos në 100 vjetorin e Pavarësisë. Ka disa argumente që e shoqërojnë në Shqipëri gjithmonë angazhimin e një nëpunësi lokal, e që të gjitha kanë të bëjnë se me cilën parti ai x apo y nëpunës është! Një nëpunës në Lezhë ka patjetër pas vetes një konotacion të tillë paragjykues por fakti që luftën e vazhdoi i vetëm edhe kur nuk ishte me drejtor i parkut arkeologjik, përbën një motiv më shumë për ta besuar z. Salvator Xheçin kur i shkruan z. Sali Berisha dhe ministrit të Kulturës sa më poshtë, fiks një vit më parë:

Mbi rrënojat e Akropolit Antik të Lissit do të ndërtohet një qytezë e re hotelesh dhe restorantesh; trojet historike të mbretërive Ilire do të shiten për gjelltore e për hotele; sarajet e Dukagjinëve të famshëm  do të tjetërsohen në bare, restorante, motele, diskoteka, komplekse sportive; odat ku janë mbledhur prijësat shqiptarë për te bërë besëlidhjen do të kthehet në restorant për produkte mishi; atje ku ushtrohej kanuni i dukagjinëve do të ndërtohet një motel; atje ku u dergj Gjergj Kastrioti Skënderbeu në prag të vdekjes do të ndërtohet thertorja dhe dhomat frigoriferike; atje ku mund të ishte një muze etnografik do të ndërtohen nevojtore publike dhe gropa e zezë e gjashtë godinave të kësaj qyteze të re; mbi rrënojat e kishës së shekullit 13 do të ndërtohet një disko nate; bujtina e miqve të princëve Dukagjinas (e kthyer në xhami pas pushtimit turk) do të kthehet në restorantin e produkteve të mishit të derrit; Në vendin ku arkeologët parashikonin të bëhej muzeu arkeologjik do të hapet një restorant peshku; varrezat mesjetare do të kthehen në vend parkimi për automjetet, etj..

Mori vetëm një përgjigje nga një drejtor i Ministrisë së Kulturës, z. Olsi Lafe, që i shkruante se pretendimet e tij ishin të pavërteta. Mirëpo ne zbuluam se në botën e trashëgimisë kulturore paska shumë zëra të tjerë, mes tyre personalitete të arkeologjisë dhe historisë të cilët janë tashmë të skandalizuar nga fakti se një nism

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›