Si i ka keqpërdorur mazhoranca komisionet hetimore

Komisioni hetimor per 21 janarin
Komisioni hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu, është komisioni i 5-te hetimor që ngrihet nga parlamenti në këtë legjislature, ndërkohë që numërohen më shumë se 20 të tillë të ngritur që në vitin 2005 kur e djathta erdhi në pushtet
Edhe pse normalisht komisionet hetimore janë konceptuar si instrumente te opozitës, është maxhoranca ajo që i ka përdorur më së shumti e për socialistet këto struktura parlamentare janë përdorur si kamxhikë nga qeveria për të goditur institucione apo titullarë. Është bere tashme tradite qe komisionet hetimore përdoren për shkarkimin e krerëve te institucioneve të pavarura duke filluar nga ish-kreu i shërbimit informativ Fatos Klosi, tek ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku dhe sot numri 2 i KLD Kreshnik Spahiu. Sipas Spartak Ngjelës, i cili ka drejtuar komisionin hetimor ndaj Fatos Klosit, maxhoranca e keqpërdori komisionin hetimor për të goditur institucionet. Te enjten parlamenti ngriti me 73 vota pro komisionin hetimor për Kreshnik Spahiun dhe se bashku me komisionin për 21 janarin dhe për Masakrën e Tivarit sot në parlament funksionojnë 3 komisione hetimore të ngritura nga mazhoranca./vizion plus