E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramazani, një ditë në familjen Muça ku të gjithë agjerojnë

Edhe pse temperaturat në këto ditë të para të muajt të Ramazanit kanë qënë të larta, të shumtë janë ata të cilët kanë vendosur të agjerojnë, ku surpriza janë të rinjtë të cilët zënë pjesë më të madhe të numrit të agjëruesve. Ne shkuam në shtëpinë e familjes Muça në Tiranë ku të pestë antarët e saj agjerojnë. Ne ndoqëm nga afër një ditë agjerimi në këtë familje.
Nënë Fatbardha tregon se edhe prindërit e saj dhe të burrit, kanë agjeruar edhe në periudhën e komunizmit, ku besimi ishte i ndaluar.
Ja se si shkruhet në librin e shenjtë të Kurantit për agjerimin e muajt të Ramazanit: "Allahu i Madhëruar e bëri obligim agjerimin e muajit të Ramazanit për muslimanët me fjalën e tij në ajetin e Kur`anit:
"Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kur`ani, që është udhërrefyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjerojë….
Nga pjesëtarët e familjes Muça nuk mungon as urimi për të gjithë besimtarët muslimanë që agjerojnë në muajin e Ramazanit.
Agjerimi në muajin e Ramazanit është një nga pesë shtyllat e besimit islam. Falja, apo namazi, ndihma e ofruar për të varfrit apo shtrimi i iftarit janë disa nga ritet kryesore që shoqërojnë çdo besimtar mysliman gjatë këtij muaji të shenjtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›